Shije Shtëpie - Emisioni 4 Prill 2022 - Video

63 Views
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Receta 1: Një pjatë e thjeshtë dhe e lehtë me kofsha pule
1 kg kofsha pule, 2 lugë gjelle vaj, 4 lugë gjelle salcë soje, piper i zi dhe pak kripë, 4 lugë gjelle ketchap ose pure domate, 1 lugë mjaltë, 2 lugë gjelle mustardë, 2 thelpinj hudhër
Shoqërohet në pjatë me: 8 patate mesatare, 30 gr gjalpë i shkrirë, 3 thelpinj hudhër, 1 copë djathë që preferoni (parmixhan ose djathë i verdhë), rozmarinë, mund të shtoni në pjatë sallatën që dëshironi

Për këtë recetë mund të përdorim kofshat ose shpatullat e pulës. Por fillimisht lajmë mirë patatet, se do vendosen me gjithë lëkurë.
I vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm, me një lugë çaji kripë, për të zierë 20-25 minuta. Pasi pastrojmë dhe thajmë mishin, në pjesën e tulit të tyre, bëjmë 2 prerje me qëllim që të hy marinimi mirë në mish.
Në një tigan të thellë (26-28 cm), ngrohim 4 lugë gjelle vaj vegjetal. Vendosim copat e mishit në tigan dhe i skuqim ato derisa kofshët të zverdhen ngatë gjitha anët.
Përgatisim salcën. Në një tas hedhim 4 lugë gjelle salcë soje, piper të zi, 4 lugë gjelle kethchap, 1 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjelle mustardë dhe 2 thelpinj hudhre të shtypur.
I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas dhe e shtojmë atë mbi kofshat e pulës. I përziejmë mirë që të vishen mirë kofshat nga të gjitha anët me salcë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta.
Largojmë patatet nga tenxherja dhe i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. I shtypim patatet pak, sa ato të çahen në qendër. Grijmë hudhrat shumë imët. Tresim gjalpin dhe shtojmë hudhrat në gjalpë, e më pas me ndihmën e një furçe, lyejmë sipërfaqen e patateve.
Vendosim tavën në furrë në temperaturë 220 gradë, për 15 minuta.
I nxjerrim nga furra dhe vendosim mbi patate nga një lugë çaji nga djathi që preferoni (të bardhë ose parmixhan).
Shtojmë dhe pak rozmarinë, i vendosim në furrë për 5 minuta e më pas i shërbejmë në pjatë: 2 kofsha pule, 2 patate dhe pak sallatë sipas preferencës tuaj.

Receta 2: Burani me spinaq dhe vezë
600 gr spinaq, 1 thelpi hudhër, 1 qepë e thatë, 4 qepë të njoma
3 lugë gjelle oriz, ½ gotë ujë të nxehtë, Kripë, piper të zi, arrë moskat
Kopër, majdanoz, pak nenezhik, 4 vezë

Lajmë spinaqin dhe e lëmë të kullojë mirë. E presim atë trashë, në një tigan ngrohim 4 lugë gjelle vaj uliir dhe vendosim 1 thelpi hudhër për të aromatizuar vajin. Shtojmë qepën e thatë të grirë hollë dhe e lëmë sat ë zbutet pak shtojmë qepët e njoma të prera në unaza, rizin dhe I përziejmë sëbashku sa qepa të ulë volumin. Shtojmë pak ujë dhe e lëmë orizin të ziejë për 8 minuta sëbashku me qepën. Shtojmë dhe spinaqin në tigan. E përziejmë me kujdes dhe vendosim kapakun për 2-3 minuta, kripë, piper dhe shtojmë në tigan koprën, majdanozin, nenexhikun I përziejmë dhe më pas thyejmë vezët dhe I vendosim mbi spinaq, I spërkasim vezët me pak kripë ulim temperaturën vendosim kapakun dhe I lëmë vezët të mpiksen, gatuhen në avullin e buranisë. E servirim menjëherë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Category
Fap challenge
Tags
cooking show, daily show, food
Commenting disabled.