Reagimet e personazheve të njohur për videot, TikTok-eri: Më kanë kërcënuar me avokatë e denoncime - Video

25 Views
Andrea, një nga personazhet më të njohura në Tik Tok për videot e tij virale dhe komentet humoristike mbi situata të ndryshme, ishte sot i ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Ndërsa ndan eksperiencën e tij për ndërveprimin me aplikacionin dhe ndjekësit, TikTok-eri tregon se jo gjithnjë është pozitive.

Për shkak se Andrea komenton me humor dhe ngacmime personazhe të showbiz-it apo emisioneve televizive, jo gjithnjë ka marrë reagime dashamirëse prej tyre. Madje ka arritur edhe në pikën sa të kërcënohet me denoncim.

Andrea: Unë e kam mendimin tim nuk duhet ta ndaloj, nuk mundem ta frenoj pse pëlqej X-in apo X-en, mendimi im kritik…

Ermelinda Ndoja: Ke marrë ndonjë reagim nga personazhet e njohur?

Andrea: Ka pasur sa të duash, me avokatë, me denoncime.

Ermelinda Ndoja: Deri në denoncime?

Katerina Trungu: Të kanë denoncuar apo…

Andrea: Jo, kanë çuar mesazh, me anë të mesazheve po s’ka arritur deri atje. Sot janë ata që më kërkojnë gjëra për të bërë për ata.

Andrea shton se kujdeset edhe për përmbajtjen e videos duke mos tejkaluar limitin për informacionin e përdorur në të. Ai thotë se nuk ndërhyn në jetën personale të personave që përmend për të shmangur çdo përplasje rreth detajeve që janë të panjohura për audiencën.

Andrea: Ç’është e vërteta, unë si Andrea bazohem tek ato çka shfaqen në televizion. Absolutisht se çfarë ka bërë në jetën private, nuk dua t’ia di fare. Se fundja fundit, nëse të kap tjetri dhe thotë o plak, mirë ato që jepen atje, po pse hyn në jetën private? Gjë që unë kësaj pjese i ruhem shumë. Flas se edhe nëse komentoj diçka private, ti nuk ke haber, ndërsa kur flas për atë që është shfaqur, do të thotë që ti e ke idenë për çfarë po flas.

Ka ardhur pastaj një mesazh që jo avokati, jo denoncimi, jo përgatitu, andej e këtej, e lashë pastaj të qetë.

Ermelinda Ndoja: Ti ndërkohë bëre gati letrat?

Andrea: Unë thashë mirë në rregull, pastaj fap, pas gjysmë ore një video prapë.

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #andra #isenalahi

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Category
TikTok Fap Challenge
Commenting disabled.